Arifi: Tirana zyrtare i ka neglizhuar shqiptarët e Luginës përgjatë 20 viteve të fundit

Arifi: Tirana zyrtare i ka neglizhuar shqiptarët e Luginës përgjatë 20 viteve të fundit

Kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi, nuk i kursen kritikat ndaj Tiranës zyrtare. Në një lidhje Skype me MCN TV, Arifi tha se Shqipëria e ka neglizhuar Luginën gjatë 20 viteve të fundit. Tirana zyrtare në 20 vitet e fundit ka qenë neglizhente ndaj shqiptarëve të Luginës. Edhe pse Rama dhe Vuçiç janë miq, Tirana zyrtare nuk ka investuar fare në Luginë në 20 vitet e fundit. Serbia ka investuar në veri të Kosovës. Tirana zyrtare nuk na ka sjellë kurrë lajm të mirë, nuk ka ardhur me investitorë, me odën ekonomike apo me bankën. Edhe Kurti nuk është më i mirë se Rama, por në fund të fundit të gjithë duhet të unifikohen. Mençuria është te unifikimi për shqiptarët e Luginës. Do të ishte më e mençur të mos krijojmë përshtypjen se shqiptarët e luginës janë gati për një eksperiment. Për mua, politika shqiptare në Tiranë Prishtinë nuk ka pasur strategji të thellë kombëtare. Arifi tha se shqiptarët e Luginës janë më të diskriminuarit në rajon. Papunësia te komuniteti shqiptar është 50%, bizneset e tyre penalizohen dhe diplomat nuk u njihen nëse mbajnë vulat e institucioneve arsimore të Kosovës. Nga koha e kasapit të Ballkanit, politikat në Luginë nuk kanë ndryshuar, janë të njëjta. Pas luftës është spostuar nga shqiptarët e Kosovës, te ata të Luginës. Ne nuk kemi të drejtë të përdorim flamurin kombëtar, nuk kemi investime ekonomike, nuk na njihen diplomat e Kosovës. Sa i përket veriut, që nga viti i kaluar, Serbia i ka shtuar reprezaljet. Qytetarët me dokumentacion të Kosovë si ndalon në Bujanoc dhe i burgos për 24 orë pa asnjë arsye dhe i liron pa asnjë shpjegim. Kjo ka ndodhur sifdomos kërto ditët e fundit. Janë shtuar kontrollet dhe po mbyllen bizneset e shqiptarëve, kinse për mosplotësim të kushteve. Reprezaljet janë të pandalshme nga Serbia në Preshevë. Arifi është thirrur në Gjykatën e Serbisë për ngritjen e flamurit kombëtar, një “vepër” për të cilën ai tha se e ka përsëritur dhe ka paguar mijëra euro gjoba. Nuk jam i çuditur, nuk më ndodh për të parën herë. Kam paguar 6-7 mijë euro deri tani për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar. Sipas interpretimit të shtetit serb, ekziston një ligj dhe në bazë të tij, mua më akuzojnë. Ne jemi i vetmi popull nga të cilët nuk ka nevojë të kenë frikë. Ne jemi ata që duhet të kemi frikë nga një flamur serb.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy