
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë kryer 2986 testime nga të cilat 494 janë raste të reja. 126 raste në Tiranë, 45 në Shkodër, 35 në Fier, 33 në Durrës, 24 në Elbasan, 20 në Berat, nga 16 raste në Kurbin, Kukës, Vlorë, nga 10 raste në Lushnje, Kamëz, nga 9 raste në Mirditë, Mallakastër, Gjirokastër, Sarandë, 8 në Korçë, nga 7 raste në Pogradec, Memaliaj, nga 6 raste në Mat, Ura Vajgurore, nga 5 raste në Tropojë, Tepelenë, Peqin, Vorë, nga 4 raste në Krujë, Lezhë, Vau i Dejës, Selenicë, Gramsh, nga 3 raste në Devoll, Kavajë, Roskovec, Kuçovë, Patos, nga 2 raste në Përmet, Delvinë, Shijak, Skrapar, nga 1 rast në Has, Dibër, Malësi e Madhe, Bulqizë, Kolonjë, Maliq, Cerrik, Poliçan, Dropull, Këlcyrë.
Poashtu gjatë 24 orëve të fundit, sipas raportit të MSH, janë 16 humbje jete nga Covid-19, të moshave 54-87 vjeç: 4 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Shkodra, 2 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Himara, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Mirdita, të moshave 54-
Në 24 orët e fundit janë shëruar 690 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 83,954 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 390 pacientë, 33 në terapi intensive, nga të cilët 13 pacientë janë të intubuar.
Ndërkohë vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 4998 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 41,321 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.



