Durrës/ I jepte makinës i dehur dhe tentoi të korruptonte efektivin, arrestohet 59-vjeçari

Durrës/ I jepte makinës i dehur dhe tentoi të korruptonte efektivin, arrestohet 59-vjeçari

Një patrullë e Policisë Rrugore të Durrësit ka ndaluar një automjet në zonën e Plepave për verifikime.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi Izet Ymeri, 59 vjeç, banues në Lushnjë, ka refuzuar të ndalojë dhe ka ofruar 1000 lekë të reja për të shmangur testin e alkoolit dhe arrestimin.

Gjatë patrullimeve, me objektiva përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe monitorimin e qarkullimit, patrulla e Policisë Rrugore e DVP Durrës ka ndaluar në zonën e plepave, për verifikime, automjetin me drejtues shtetasin I. Y., 59 vjeç, banues në Lushnjë. Sapo i është kërkuar nga punonjësit e Policisë, që të bëjë testin e alkoolit, 59-vjeçari ka ofruar 1000 lekë. Punonjësit e Policisë kryen testin e alkoolit, i cili rezultoi 0.86 mg/l.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi Izet Ymeri u arrestua për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, si dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy