OBSH: Problemet e shëndetit mendor në rritje

OBSH: Problemet e shëndetit mendor në rritje

"Situata e shëndetit mendor në botë nuk është aspak e mirë dhe sëmundjet mendore dhe neurologjike janë në rritje, siç është përdorimi i substancave narkotike. Depresioni është i pari në listën e problemeve që lidhen me shëndetin mendor global. Ai konsiderohet si një sëmundje që nuk njeh dallime socio-ekonomike, sepse mund të prekë cilindo, pa dallim. Për më tepër, ka një ulje të moshës në të cilën ndodhin këto çrregullime, si edhe është ulur mosha e vetëvrasjeve”.

Kjo është një panoramë e situatës së shëndetit mendor në botë, pjesë e fjalës së mbajtur pak ditë më parë nga drejtoresha e Departamentit të Shëndetit Mendor dhe Përdorimit të Substancave, në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Devora Kestel.

Gjatë një diskutimi me temë "Perspektivat OBSH për të ardhmen e Shëndetit Mendor Global", mbajtur në Trieste, Kestel tha se gjithnjë e më shumë të rinj manifestojnë ndjenja pakënaqësie, depresioni dhe ankthi.

“Popullsia po plaket dhe mosha kur zhvillohen këto sëmundje shtrihet në kohë, duke filluar më parë, dhe duke vijuar më tej me fenomene të tilla si depresionia dhe çmenduria. Gjithnjë e më shpesh janë të rinjtë që shfaqin pakënaqësi, depresion dhe ankth. Po ashtu, ka një ulje të moshës mesatare kur ndodhin vetëvrasjet dhe kur shfaqen problemet e para të varësisë nga përdorimi i alkoolit dhe drogës, ose edhe i videolojërave”, tha ajo.

Për Kestel, në vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet emigrantëve për çdo problem potencial që ka të bëjë me shëndetin mendor.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy