Numerologu dhe konspiracionisti Jofiel Koço i ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, solli në vëmendje disa koncepte të fakteve nese në botë po bie deri te shkatërrimi i feve ose rinovimi i të rejave.

Ai u shpreh se fe të reja priten në horizont në dhjetëvjeçarin e ri.
Njerëzimi kalon cikle të shkatërrimit të feve dhe të rinovimit të feve të tjera, forma të tjera besimi.
Pyetja është, pas 5, 10 mijë vjetësh mendoni se do të ketë kristianizëm, myslimanizëm, budizëm. Në një periudhë pas 10 mijë vjetër, jo, d dalin edhe fe të tjera. Siç ka qenë m ë përpara ka ekzistuar zoro-artrizmi, në Iranin e lashtë, është zhdukur. Nuk, them se do asimilohen, flas për transformim ose zëvendësim të koncepteve të tjera të besimit. Futja e teknologjisë, futja e Inteligjencës Artificiale, revolucionalizon konceptin tonë dhe perceptimin tonë të qenies supreme.
Për numerologun Koço, duke qenë se feja islame është më konservatorja, sot në popullatë ka një dyndje të madhe drejt përhapjes drejt kësaj feje.
Feja islame është më konservatorja se të gjitha fetë tjera. Tani çfarë ndodh, pse ka një forcim të fesë islame që nuk ka qenë as në kohën e Zogut. Kur ka ardhur ai, ka dashur të bëj një revolucionarizim të fesë islame pas rënie të perandorisë otomane, kërkonte ta evropianizonte.
Por çfarë ndodh sot, sot në shekullin 21, po ndodh një përplasje e re, liberalizmi. Dmth kulturat liberale janë sjellë forcimin e kulturave konservatore, pra një aksion që sjell një reaksion.
Nëse kultura liberale, përhapja e muslimanizmit me shpejtësi nuk është e natyrshme, por po kërkohet të promovohet sepse është kulturë liberale. Shkatërrimi i familjes, bashkëjetesa dhe jo martesa, e tremb një pjesë të madhe të popullatës sepse është e parakohshme, dhe nuk pajtohet me konceptet e tyre, dhe çfarë ndodh që një pjese e saj të gjej një strehë konservatore, dhe kush është më konservatorja sot është islamizmi, prandaj kemi një përhapje kaq të madhe.
Sot doktrinat liberale po provokojnë fuqizimin dhe ngritjen e islamizmit, por e provokojmë vet ato, se njerëzit aty gjejnë strehën aty vetë edhe në Shqipëri. Prandaj, ka një përhapje shumë të madhe te islamizimit se pjesa më e madhe gjejnë strehë te kultura konservatore.
Sipas konspiracionistit Koço, konceptet liberale nuk duhet ngatërruar më satanizmin.
Shoqëritë liberale thotë ai, janë shoqëri që prishin rregullin natyral të gjerave, të asaj çfarë jemi mësuar ne në jetë, duke pranuar së shpejti edhe martesat mes njeriut dhe kafshës.
E para ju, e konceptoni ndryshimet qe po ndodhin në njerëzim me një sy populist. Kur themi agjenda sataniste, është një koncept populist, nuk është një koncept elitist. Pse, sepse elitat janë një pakicë që i kuptojnë fenomenet dhe ndryshimet kurse shumica është ajo që i gjykon me nivelin e saj.
Unë nuk shoh agjendë satanike. Në nivelin elitist, nëse ti bën pjesë në një organizatë, nuk ka rëndësi çfarë besimi ke si individ. Ata e pranojnë edhe satanizmin si kulture, se ka idetë e veta. Satanizmi si filozofi bazohet në energjinë time, nuk pres ndihmë nga dikush tjetër, por unë kërkoj nga vetja të dal në situatë të tjera, beson te njeriu, jo te Zoti.
Kulturat elitiste nuk përjashtojnë dikë që janë qoftë edhe me doktrina të tilla, ata e quajnë kulturë botërore, por jo që kjo të përhapet dhe të imponohet. Nëse një fe, përhapet me dhunë dhe imponim nuk lejohet, sepse është zgjedhja e lirë, por jo se ka agjendë satanike.
Mos ngatërroni stanizmin me liberalizmin, me konceptin liberal të shoqërisë,
Shoqëritë liberale janë shoqëri që prishin rregullin natyral të gjerave, të asaj çfarë jemi mësuar ne në jetë.
Çdo gjë që është krijuar është krijuar për një gjë të caktuar.
Nuk ma pranon koncepti, bindjet e mia filozofike që një mashkull të martohet me një mashkull, ose një femër me një femër, bindjet e mia mbi universin dhe natyrën. Mos u nisni nëse nëse do të ketë edhe martesa mes njeriut dhe kafshës. Kështu siç e kanë nisur liberalet do arrijmë edhe këtu. Prandaj unë nuk janë për këto bindje.
Feja nuk i pranon këto sepse është e djathtë, konservatore.



