‘Të gjithë bashkë për të festuar ardhjen e pranverës’, Llatja: Traditat tona do vazhdojnë gjatë

‘Të gjithë bashkë për të festuar ardhjen e pranverës’, Llatja: Traditat tona do vazhdojnë gjatë

Kryetari i bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja ka treguar për “Zgjohu me MCN” për traditën e Ditës së Verës dhe festimet që bëhen në këtë qytet nga ku është dhe origjina e kësaj feste.

Ai shprehet se “Sofra e Elbasanit” i bënë të gjithë bashkë për të festuar ardhjen e pranverës dhe se qëllimi është promovimi i gatimeve tradicionale të Shqipërisë së mesme.

Llatja tha se traditat tona do të vazhdojnë gjatë ku kulinaria dhe folklori bëhen bashkë në një ditë.

Sofra e Elbasanit ka tradita e vetat është miks mes dimrit dhe pranverës që po vjen ku ballokumja është mbretëresha e tavolinës por dhe zahiretë e tjera si tava e kosit, tava me pistik, turshitë etj. Java e verës ka nisur që në datën 4 dhe e kemi bërë 10 ditë për të kulmuar në 14n mars, më saktë 13 në darkë dhe 14 ditën.

14 nis në mëngjes, Elbasani ka ritet e veta, një djalë i vogël bën kam, ose këmba është mirësia që vjen në shtëpi dhe ka shumë rite. Zgjohet më i vjetri dhe hap dyert e shtëpisë dhe simbolizon daljen jashtë të të këqijave dhe merr ujë te pusi ose një barë të njomë dhe e vendos në pemët në bahçe ose brenda në shtëpi në mënyrë që të sjell begati.

Pastaj vijon me fëmijët që sjell ballokume apo hise ndryshe, që një familje ja çon familjes tjetër, përveç saj ka dhe pala fiku, revani, bajame, lajthi, arra por dhe lulen e karakafes, verore. Kemi shumë vite që po e ekspozojmë këtë traditë, sepse duam që kjo traditë të vazhdojë sa më gjatë.

Vjet në shesh kemi nxjerr amvisat e qytetit për të gatuar ballokume dhe këtë vit do bëjmë të njëjtën gjë bashkë dhe me fëmijët. Këto janë traditat tona dhe unë të njëjtën tradita kam në shtëpi mua më vjen nipi, vajzat e mia shkojnë te prindërit e mi. Japim dhe ndonjë lekë bashkë me hisin si simbolikë për të treguar që ardhtë e mirë dhe me shumë bereqet.

Ne kemi kuruar të gjithë jetën artistike të qytetit dhe po rrisin dhe brezat e rinj që po i mësojmë me traditat dhe këta na japin shpresë se traditat tona do vazhdojnë dhe nuk do shuhen.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy