Qyteti i Gjirokastrës ka shënuar 15 vjetorin e përfshirjes në UNESCO, dhe për kryetarin e Bashkisë Gjirokastër z. Flamur Golemi, qyteti tashmë po njihet më shumë nga shqiptarët. Në një lidhje Skype me edicionin e lajmeve të TvT, kryetari Golemi, thotë se po bëhen restaurime të ndryshme, në të mirë të tërheqjes së numrit të turistëve vendore, meqë me pandemine e kronavirusit, numri i turistëve të huaj ka rënje.
“Gjirokastra është ndryshe nga sa ishte, falë investimeve, tani kemi një Pazar ndryshe, veq transformimeve, është kthyer në pedonale, të gjitha godinat e rrënuara janë kthyer në restorante, nga viti në vit numri i turistëve është duke u shtuar, 90 përqind ka pasur turistë të huaj, Gjirokasra priste këtë vit ndryshe, por numri i turistëve tani është limituar”.
Dhe mu për këtë, krytari Golemi, thotë se bashkia po aplikon një strategji të re për tërheqjen e turistëve të huaj, për një turizëm patriotik.
“Po përdorim strategji tonënë që të tërheqim vizitorë vendas, shqiptaret po njohin këtë trashëgimi kulturore. Nuk jemi ndalur me kaq, sepse falë bashkëpunimit kami pasur turizëm patriotik, Gjirokastra ofron 1200 shtretër, ofron 328 banesa të kategorisë së parë, por prap për shkak të Covid janë anuluar disa rezervime”.
Pas një studimi të bërë janë rreth 170 objekte që kërkojnë resataurim, pasi kanë dëmtime në strukturë, ndërkohë 51 të tilla kërkojnë ndërhyrje emergjente. Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, thotë se prioritet është ndërhyrja, përkatsisht restaurimi i fasadave të banesave të vjetra, për të cilat do të aplikojnë për ndihmë edhe në qeveri, në mënyrë që shtëpitë muze të jenë akoma më atraktive për vizitorët.



