Jeta në fshatin më të ftohtë të planetit (FOTO)

Jeta në fshatin më të ftohtë të planetit (FOTO)

Nëse ju është dukur ftohtë ditët e fundit, duhet të vizitoni një vend të globit për të kuptuar se çfarë do të thotë vërtet të të kesh ftohtë. Në fshatin Oymyakon në Rusi, temperatura mesatare e janarit nuk bie nën -50 gradë Celcius, çka e bën zonën e banuar më të ftohtë në planet.

I njohur si Poli i të Ftohtit, ky fshat ka regjistruar temperatura minimale deri në -71.2C.

Kjo është temperatura më e ulët e regjistruar në një zonë të banuar në planet dhe më e ulëta në hemisferën veriore.

Megjithatë, ato banojnë 500 njerëz. Në vitet ’30, fshati ishte një ndalesë për gjahtarët. Por gjatë regjimit komunist u bë një zonë e banuar, që streghoi popullatën nomade.

Ironikisht Oymyakon në gjuhën vendase do të thotë “ujë që nuk ngrin”, kjo për shkak të një burimi uji të ngrohtë që gjendet në afërsi të fshatit.

Si jetojnë njerëzit atje?

Banorët e Oymyakonit përdorin qymyr dhe dru për ngrohje dhe nuk kanë shumë pajisje të teknologjisë modern. Atje nuk kultivohet asgjë, kështu që ushqimi kryesor për banorët është mishi i drerit dhe i kalit. Në fshat ka vetëm një dyqan, ku mund të blesh ushqime, ndërsa banorët punojnë kryesisht si gjahtarë dhe peshkatarë.

Megjithatë, mjekët thonë se banorët e zonës nuk kanë problem të kequshqyerjes, pasi qumështi i kafshëve që ata mbajnë ka shumë elementë ushqyes.

Njerëzit atje janë mësuar me të ftohtin dhe shkollat mbyllen vetëm nëse temperature bie -52 gradë C.

Fshati ndodhet 750 metra mbi nivelin e detit dhe ditët në dhjetor zgjasin vetëm 3 orë, ndërsa në verë 21 orë.

 Por edhe pse me dimër shumë të ftohtë, në verë temperaturat mund të arrijnë deri në 30 gradë C.

Atje mungojnë pajisjet moderne dhe shumë shtëpi i kanë ende tualetet jashtë.

Oymyakon ndodhet dy ditë me makinë nga qyteti Yakutsk, ku ndodhen dy aeroporte, një universitet, shkolla, tetro dhe muze.

Problemet kryesore me të cilat hasen përditë banorët e Oymyakonit kanë të bëjnë me të ftohtin e madh. Ndodh që boja në stilolapsa të ngrijë dhe ata të mos shkruajnë, njerëzve t’u ngrijnë syzet në hundë apo bateritë të mos punojnë fare. Banorët i lënë makinat ndezur gjithë ditën, me frikën se nëse i fikin, nuk ndizen më.

Zona nuk mbulohet nga shërbimi i telefonisë celulare, por edhe nëse do të kishte, nuk do të punonte për shkak të të ftohtit.

Tjetër problem i banorëve është varrosja e të vdekurve. Mund të duhen më shumë se tri ditë për të hapur një varr të ri. Banorët fillimisht ndezin një zjarr për disa orë, që toka të shkrijë dhe të nisin të gërmojnë varrin. / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy