
Greqia prej ditësh ndodhet nën panikun e tërmeteve, teksa lëkundjet sizmike në ishullin e Santorinit dhe zonën përreth janë të pandërprera dhe me intensitet të frikshëm.
Lidhur me këtë situatë në një lidhje skype me 'MCN Live' gazetari Edmond Guri ka komentuar këtë situatë të cilën e konsideron ende të rrezikshme pasi aktiviteti fizik vijon të jetë ende prezentë.
Ai tha se qeveria është aktualisht duke zhvilluar një mbledhje urgjente, teksa bënë me dije se autoritetet janë në gatishmëri me masat e ndërmarra.
Sipas tij numri i shqipatrëve në këtë ishull është i madh, pro aktualisht banorët dhe turistët kanë preferuar të largohen nga ishulli deri në normalizimin e situatës.
Me aktivitetin sizmik që po përjeton ishulli situata është shqetësuese për momentin, është moment kritik ku sot qeveria është mbledhur për të diskutuar rreth situatës në ishull sepse vijojnë tërmetet.
Shqetësim mbetet fakti se nuk dimë çfarë do ndodhë më pas, aktiviteti sizmik vijon, banorët pjesa më e madhe janë larguar, vetë shteti ka vendosur disa anije në dispozicion për largimin e turistëve dhe banorëve të ishullit.
Më tej ai shtoi se sizmiologët janë të shqetësuar sepse përveç tërmeteve, ishullit i është shtuar dhe një oshëtimë, që krijon frikën e një aktivizimi vullkanik.
Kjo kryesisht lidhet me udhëzimet që u janë dhënë qytetarëve sepse përbën rrezik, nuk duhet të qëndrojnë pranë apo brenda ndërtesave, nuk duhet të qëndrojnë në grup, pra duhet të jenë në ambiente të hapura.
Sa i përket shqiptarëve në këtë ishull janë me mijëra përtej atyre që janë banorë të rregullt, një pjesë aty kanë shkuar për punë. Santorini është një nga destinacionet me të preferuara për turizëm, e gjithë ky kontingjent i madh njerëzish që vijnë aty kërkojnë shërbime ku punojnë bashkatdhetarët tanë.
Nga kontaktet që kam pasur me ta këto ditë ata kanë preferuar që të largohen deri në normalizimin e situatës. Është një situatë e vështirë sepse është një situatë e pahasur më parë, fenomeni i fundit ka qenë 1956 dhe kjo dukuri ka ngritur shqetësimet, por autoritetet janë në gatishmëri të plotë me masat e marra.



