Sekuestrohet toka e përfituar me falsifikim në Mëzez, dy të arrestuar/ Pezullohen tre punonjës të ASHK

Sekuestrohet toka e përfituar me falsifikim në Mëzez, dy të arrestuar/ Pezullohen tre punonjës të ASHK

Pesë persona të akuzuar për falsifikim dokumentesh ose shpërdorim të detyrave, janë vënë nën hetim, ndërkohë që është vendoset sekuestro preventive mbi një sipërfaqe toke në fshatin Mëzez.

 

Dy persona janë vënë në prangat e policisë, ndërsa tre punonjës të Kadastrës janë pezulluar nga detyra.

 

Në kuadër të operacionit të koduar “Kontrata”, në kuadër të të cilit u ekzekutua vendimi i datës 3 mars 2026, i Gjykatës së Tiranës, që ka caktuar masat e sigurisë për 5 shtetas: 

 

-“Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, për shtetasin Denis Bakalli, 45 vjeç; 

 

-“Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, për shtetasin Imer Çelaj, 59 vjeç; 

 

-“Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit Blenar Sakaj, 49 vjeç, Florian Zela, 35 vjeç dhe Thanas Leku, 41 vjeç, punonjës në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës. 

 

Nga hetimet dyshohet se shtetasit Denis Bakalli dhe Imer Çelaj, kanë kaluar në pronësi të tyre një sipërfaqe toke 2350 m² në fshatin Mëzez, që ishte pronësi të një shtetasi tjetër, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, në bashkëpunim me 3 punonjësit e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

 

Më tej, Gjykata ka caktuar sekuestro preventive për këtë sipërfaqe toke.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy