Ish-shefi i kompanisë së komunikimeve sportive nga Argjentina “Torneos y Competencias”, Alejandro Burzaco, ka pohuar se Lionel Messi kishte pranuar një pagesë prej 170.000 euro për të luajtur në një ndeshje miqësore për Argjentinën.
Burzaco është liruar me kusht dhe po vepron si dëshmitar i rëndësishëm për Gjykatën Federale në Brooklyn në lidhje me skandalin e gjerë të korrupsionit në FIFA nga viti 2015, transmeton Express.
Sipas gazetës argjentinase “Ole”, Burzaco e pagoi Lionel Messin dhe lojtarë tjerë argjentinas për t’u siguruar se ata do të luanin në një miqësore për Argjentinën.
“Po, atë [Messin] dhe të tjerët. Pagesa ishte në vlerë 200.000 dollarë për t’u siguruar se ata do të luanin”, ka theksuar Burzaco kur u pyet nëse ish-kompania e tij e kishte paguar yllin argjentinas për miqësoren. Ai nuk ka zbuluar emra tjerë përveç atij të Messit, transmeton Express.
Gazeta argjentinase e ka postuar transkriptin e komenteve të Burzacos.
P: Kush është presidenti i Argjentinës?
B: Mauricio Macri.
P: Kush është Lionel Messi?
B: Lojtari më i mirë në botë.
P: A i ka paguar ndonjë gjë kompania juaj Messit?
B: Po, atij dhe lojtarëve tjerë. Pagesa ishte në vlerë 200.000 euro për t’u siguruar se ata do të luanin.



