
Ish-presidenti Bujar Nishani akuzon kryeministrin Edi Rama se e ktheu Partinë Demokratike në një kioskë teneqeje ku vlera më e madhe ishte një makineri ku numëroheshin paratë! Teksa ka komentuar Kongresin e PS-së, Nishani shkruan se “në kontekstin praktik, të asaj që ndodhi ishte një skandal i rëndë politik, por që në kushtet kur përjetojmë skandale pas skandalesh prej 10 vitesh, rreket të ikë pa u ndjerë edhe ky perversitet i radhës prej Edi Ramës”.
Ai deklaron se kryeministri i vendit deklaroi pa iu dridhur syri se Partia Demokratike, pra opozita politike, duhet të ishte zhdukur prej kohësh se nuk i hyn në punë kërkujt, duke pyetur se çfarë mund të kishte ndodhur nëse kjo deklaratë do bëhej në një vend tjetër evropian?!
Kongresi i Partisë Socialiste në kontekstin formal nuk meriton kurrfarë vëmendje për partitë e tjera politike dhe në tërësi për opinionin publik. Është një event partiak që iu takon anëtarësisë së asaj partie. Në kontekstin politik merr një dimension tjetër pasi PS qeveris vendin dhe aty kupton mentalitetin, kulturën dhe modelin e pushtetit mbi shtetin dhe qytetarët. Në kontekstin praktik, të asaj që ndodhi ishte një skandal i rëndë politik, por që në kushtet kur përjetojmë skandale pas skandalesh prej 10 vitesh, rreket të ikë pa u ndjerë edhe ky perversitet i radhës prej Edi Ramës.
Sipas Nishanit, përtej urrejtjes në këtë kongres, Edi Rama tregoi se ka filluar të ketë frikë me dy dimensione: E para frika tek ligji, e dyta frika politike.
Kryeministri i vendit deklaroj pa iu dridhur syri se Partia Demokratike, pra opozita politike, duhet të ishte zhdukur prej kohësh se nuk i hyn në punë kërkujt! Por përtej urrejtjes në këtë kongres, Edi Rama tregoi se ka filluar të ketë frikë. Frika në këtë kontekst ka të bëjë me dy dimensione. E para frika tek ligji, e dyta frika politike. Ligjin dhe drejtësinë Edi Rama arriti ta asgjësonte totalisht! I ktheu në Hiç! Por ia arriti të garantonte dhe rehatinë nga kundërshtari politik, duke e kthyer partinë më të madhe opozitare në një kioskë teneqeje ku vlera më e madhe ishte një makineri ku numëroheshin paratë! 6 marsi e tronditi rëndë Edi Ramën.
Më tej Nishani shprehet se garancitë dhe investimi që kishte bërë Rama nuk mendonte kurrë se kioska do shembej dhe një ‘Shtëpi e madhe i Lirisë’, po ngrihej.
Edi Rama e ka aq kapacitet intelektual për të kuptuar nga ajo që ndodhi në 6 mars se çfarë do të ndodhë më 2025! Ndaj nëse frika tek ligji e drejtësia nuk shpërfaqet ende tek Edi Rama, paniku e ka zënë politikisht. Kaq mjafton që drejtësia të thërrasë Edi Ramën dhe të nisë e të ndjekë paranë. Këtë ende nuk e dimë se kur mund të ndodhë. Sot për sot është mirë që Edi Rama ka filluar të ndjejë frikën politike, frikë nga opozita



