Guterres shpreh zhgënjim për tërheqjen e Rusisë nga marrëveshja për grurin

Guterres shpreh zhgënjim për tërheqjen e Rusisë nga marrëveshja për grurin

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka shprehur zhgënjim të thellë për tërheqjen e Rusisë nga marrëveshja ndërkombëtare për grurin. Marrëveshja ka qenë “jetike për sigurinë ushqimore në botë dhe shpresë në një botë me telashe”, u ka thënë Guterres gazetarëve të hënën në Nju Jork. “Fundja, pjesëmarrja në këto marrëveshje është zgjedhje. Mirëpo njerëzit që vuajnë dhe vendet në zhvillim nuk kanë zgjidhje. Qindra miliona njerëz përballen me uri dhe konsumatorët janë duke u përballur me krizë të rëndë të çmimeve të jetesës”, ka thënë Guterres. Ai i ka nisur një letër presidentit rus, Vladimir Putin, javën e kaluar, me disa propozime si ta ruajë marrëveshjen. “Jam shumë i zhgënjyer që propozimi im nuk është dëgjuar. Synimi ynë duhet të jetë drejt avancimit të sigurinë ushqimore globale dhe stabilitetit të çmimeve të ushqimit”, ka thënë ai. Rusia ka thënë se është duke u tërhequr nga marrëveshja ndërkombëtare për eksportimin e grurit përmes Detit të Zi. Në këmbim të kthimit në marrëveshje, Moska ka kërkuar heqjen e sanksioneve ndaj eksporteve të plehrave dhe ushqimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy