
Gazetari Ben Andoni e cilëson “Ballkanin e Hapur” si diçka shumë të mirë për Shqipërinë dhe Rajonin. Nga emisioni “Arnautistan” në MCN TV, Andoni tha se edhe sot pas 30 vitesh nga rënia e komunizmit kemi barriera kudo dhe “Ballkani i Hapur” sipas tij i prevalon barrierat fizike dhe psikologjike.
Por problem i vetëm sipas tij është asimetria për atë që po ndodh brenda Serbisë pasi siç u shpreh ai ka shumë përplasje të partive të vogla.
“Në perceptimin e parë “Ballkani i Hapur” është diçka e mirë për Shqipërinë dhe Rajonin sepse kemi kaq shumë barriera. Pas 30 vitesh kemi mure kudo, mure realë fizikë, psikologjikë dhe unë mendoj se kjo e prevalon pak. Problemi i vetëm është se ka një lloj asimetrie për atë që po ndodh brenda Serbisë, ka shumë përplasje të partive të vogla. Opozita serbe është si jona, shumë e pafuqishme. Jeta politike atje nuk është më e sofistikuar se këtu. Mediat nuk karakterizohen nga një anti-shqiptarizëm, por ka njëfarë folklorizmi, por think tank-et atje janë më të mira se në Shqipëri dhe kjo i ka ndihmuar”, tha Andoni.



