Ish-ambasadori i SHBA-ve në NATO: Perëndimi forcon Vuçiçin, teksa minon të tjerët në Ballkan

Ish-ambasadori i SHBA-ve në NATO: Perëndimi forcon Vuçiçin, teksa minon të tjerët në Ballkan

Ish-ambasador i SHBA-së në NATO, Kurt Volker në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë” vuri në dukje se Perëndimi po e forcon Vuçiç-in, teksa ky i fundit “minon të tjerët në Ballkan”. Volker thotë se Perëndimi po angazhohet shumë rreth Vuçiçit duke humbur nga pak Bosnje e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Mendoj se këtu bëhet fjalë më shumë për interesin e Vuçiqit. Ato janë granata të vjetra. Nuk janë prodhuar së voni dhe Serbia mund t’i shesë. Është pjesë e përpjekjeve për të luajtur nga të dyja anët, për të ruajtur rolin e Vuçiçit në Ballkan dhe të Serbisë si fuqi e madhe. Le të jenë SHBA-ja dhe BE-ja të lumtura, por jo plotësisht të lumtura. Serbia vazhdon të ketë marrëdhënie të veçanta me Rusinë, por nganjëherë devijon prej tyre. Perëndimi merret më shumë me Vuçiçin sesa me promovimin e demokracisë në pjesën tjetër të Ballkanit. Po, unë mendoj kështu. [Presidenti i Francës, Emmanuel] Macron do që të shesë avionë, nëse mund ta bëjë një gjë të tillë. Dhe, kjo do të ndikojë në zvogëlimin e çdo pushteti apo ndikimi politik. Nëse Macron e bën shitjen, ai nuk do të angazhohet shumë për çështje të tjera. Unë mendoj se po shohim një trend shumë të keq në Ballkan.

Duket se po angazhohemi më shumë rreth Vuçiçit, ndërkohë që po humbasim nga pak Bosnje e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Bullgaria është në një gjendje të tmerrshme. Ekziston një shprehje në SHBA, që ne shpenzojmë më shumë kohë për armiqtë sesa për miqtë. Unë mendoj se BE-ja është disi fajtore për këtë në Ballkan. Vuçiç nuk është armik, por ne shpenzojmë më shumë kohë duke u marrë me marrëdhëniet me të, sesa duke promovuar vlerat demokratike, institucionet dhe reformatorët në pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy