
Dy Koretë kanë rënë dakord që samiti i tretë mes liderëve të tyre, presidenti koranojugor Moon Jae-in dhe lideri koreanoverior, Kim Jong-un, të mbahet në Pyongyang para fundit të shtatorit.
Takimi vjen në kohën kur janë rritur shqetësimet mbi qëllimin e vërtetë të Koresë së Veriut në lidhje me arsenalin bërthamor.
Lajmin e bën të ditur agjencia Yonhap. Dy liderët janë takuar për herë të parë në prill dhe më pas në maj në një takim informal.
Vendimi për takimin e tyre është një nga rezultatet e arritura në një nga takimet e nivelit të lartë mes dy shteteve, të mbajtura nga Panmunjom, një zonë në kufirin mes dy vendeve.



