Shtyhet për një datë të pacaktuar ceremonia e zhvarrimit të eshtrave të mjeshtrit Ibrahim Kodra.
Lajmi është dhënë nga Ministria e Kulturës, e cila sqaron se do të jenë ekzekutorët e testamentit ata që do të vendosin për vendin ku do të prehet mjeshtri i pikturës Kodra, në Ishëm apo në Tiranë.



