Të tjera pamje janë publikuar nga mediat në Britanin e Madhe kur policia ekzekutoi tre terroristët.
Në videon e re të publikuar në tabloidi britanik "Daily Mail", shikohet një nga xhihadistët i cili është në momentet e fundit të jetës.
I veshur me bluzën e Arsenal pas sulmit terrorist në Urën e Londrës, Khuram Butt vdiq pasi u qëllua për vdekje nga autoritetet angleze.
Pamje të filmuara me telefon nga qytetarë në vendin e ngjarjes, e tregojnë atë duke dhënë frymën e fundit në rrugë pranë lokalit Wheatsheaf në hyrje të Borough Market.
Ishte pikërisht ky ‘truri’ që shkaktoi vdekjen e 8 vetëve dhe plagosjen e 48 të tjerëve.
Pamjet e filmuara me telefon tregon se si ai ndalon së marri frymë, dhe vdes në dalje të lokalit Heatsheaf.
Ndërkohë, në anën tjetër të rrugës vdiqën po ashtu shokët e tij, Rachid Redouane dhe Youssef Zaghba.



