
Gjykata vendosi shfuqizimin e periudhës 5-vjeçare, 3-vjeçare dhe 2-vjeçare të punësimit në vend për studentët e Mjekësisë dhe i bën thirrje Kuvendit që të rishikohen këto periudha. Në vendim theksohet se Kuvendi e ka detyrim që të miratojë ndryshimet e nevojshme ligjore brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
Lidhur me këtë mjeku Ilir Alimehmeti në MCN Live u shpreh se me këtë vendim u tha një e vërtetë ndërsa theksoi e problemi kryesor mbetet mungesa e mjekëve kryesisht në zonat rurale. Ai tha se mjekët tanë janë aq cilësor sa pranohen nga shteti gjerman, por sipas tij kemi vështirë në cilësinë e dhënies së shërbimit.
Është në favor të studentëve por atë diskutimin e madh është çfarë fitojnë njerëzit sepse ata dëmtoheshin nga ligji, mos rri aty ku s’të duan. Ama u tha një e vërtetë e madhe në këtë vendim që ky ligj që ishte për trajtimin e veçantë të studentëve dhe mjekëve s’ka asgjë që thotë se si trajtohen ata me përjashtim të detyrimit që do paguanin. Jam institucional dhe këtu ka një boshllëk që të sigurojë se çfarë është trajtimi i veçantë se çfarë kriteresh do të ketë, pra e gjithë ajo propagandë kishte të bënte me kthimin pas në kohë kur e kishim punën me detyrim dhe përcaktim.
Problematika që ne kemi është mungesë mjekësh në Shqipëri dhe në zona sa më të thella shkojmë aq më pak ka. E kemi denoncuar vazhdimisht këtë që s’ka mjek këtu apo aty, e vumë re gjatë covid se sa mendje të ndritura kishim jashtë. Ndahem nga detyrimi, duhen mbështetur profesionistët që të qëndrojnë sepse po e bërë këtë mbështetje nga ana sociale, financiare etj po i mbështetëm siç duhen atëherë kemi për të parë se kjo s’ka për të ndodhur më. Shumë shtete të ndryshme e vuajnë këtë problem që ikin mjekët, dhe çfarë bënë, shkuan në fund fare mbështetën profesionistët u rritën rrogat dëgjuan kërkesat dhe çuditërisht u ndal ikja masive nga Rumania, Bullgaria. Kaq është shumë e thjeshtë.
Përsa i përket vendimit ai do jetë i plotë më 10 shkurt që do zbardhet, nga pikëpamja e produktit se si formohen këta mjekë të rinj me sakrifica nga familjarët e tyre nga ne me ata formohen. Ky produkt i formimit të mjekut me kaq sakrifica është mjaftueshëm cilësor sa i merr Gjermania. Kjo nuk do të thotë të mos shkojmë dhe të përmirësojmë kushtet, por tema kryesore e debatit ishte keqpërdorimi i tyre ne imazh, u vendosën mjekët e ardhshëm sikur ishin kundër njerëzve, kështu u servir në qershor prandaj dhe ata nisën atë gjë. Ajo që kemi vështirësi është cilësia e dhënies së shërbimeve. Kemi buxhetin më të ulët në Evropë sa i përket shëndetësisë. Ajo që na duhet është pagesë e denjë për punën e denjë.



