Vuçiç: Serbia nuk do e njohë Kosovën deri sa të jem unë president (VIDEO)

Vuçiç: Serbia nuk do e njohë Kosovën deri sa të jem unë president (VIDEO)

Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës ndërsa unë jam president, tha Aleksandar Vuçiç në një intervistë në “TV Prva”.

Në deklaratën e tij, Vuçiç u shpreh se Beogradi nuk do ta njohë Kosovën deri në prill të vitit 2022, kur edhe do të mbahen zgjedhjet presidenciale në Serbi.

“Mendoj se pyetja më e mirë është nëse angazhoheni për njohjes ose mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës. Deri në prill të vitit 2022, kur do të mbahen zgjedhjet presidenciale, kjo sigurisht që nuk do të ndodhë”, tha Vuçiç.

Vuçiç gjithashtu u shpreh se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj Kosovës, cilado administratë të jetë në pushtet.

“Është e vërtetë që SHBA-të po humbin durimin, por Serbia po arrin të rezistojë dhe të zvarrisë”, tha Vuçiç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy