Kryeministri Edi Rama ka dëshmuar për më shumë se një orë në komisionin që opozita ka ngritur për çështjen e CEZ-it. Rama u është përgjigjut pyetjeve të deputetëve të majtë e të djathtë lidhur me marrëveshjen e CEZ-it. Në fund të seancës, Rama i është drejtuar kreut të komisionit, deputetit demokrat, Edmond Spaho.
Rama: Më korruptove miqësisht duke më kërkuar konfindencë. Ju falënderoj shumë se besoj se kjo ka qenë seanca më konstruktive e këtij procesi. Ju uroj suksese në jetë. Partisë tuaj nuk i uroj asnjë sukses kuptohet, por familjes tuaj po
Spaho: Edhe ne ju urojmë suksese në jetë.
Rama: Sukseset e mia në jetë janë makthi juaj.



