900 të vdekur nga përmbytjet në Pakistan

900 të vdekur nga përmbytjet në Pakistan

Më shumë se 33 milionë njerëz janë prekur nga shirat dhe përmbytjet historike që kanë përfshirë Pakistanin. Kështu bëri me dije ministri Sherry Rehmanpwr Reuters.

Që nga qershori, më shumë se 900 njerëz kanë vdekur nga shirat e musonit dhe përmbytjet që vazhdojnë të thyejnë rekordet e motit.

Ministri pakistanez i klimës tha se qeveria po luftonte me një katastrofë humanitare të përmasave epike të shkaktuar nga klima.

Vendi ka bërë thirrje për ndihmë shtesë ndërkombëtare.

Ministri i klimës Sherry Rehman tha se vendi tani po kalonte ciklin e tij të tetë të musonit ndërsa normalisht vendi ka vetëm tre deri në katër cikle shiu.

Që nga fillimi i sezonit të verës, cikle të shumta musonesh kanë goditur Pakistanin, duke shkaktuar përmbytje të mëdha që kanë shkatërruar mbi 400,000 shtëpi në të gjithë vendin.

Të paktën 184,000 njerëz janë zhvendosur dhe janë detyruar të evakuohen në kampet e ndihmës në këtë kohë, tha agjencia e OKB-së për ndihmën ndaj fatkeqësive në përditësimin e saj të enjten.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy