Tarifat e Trump/ Gjokutaj: Në aspektin makro, Shqipëria nuk preket në mënyrë të drejtpërdrejtë (VIDEO)

Tarifat e Trump/ Gjokutaj: Në aspektin makro, Shqipëria nuk preket në mënyrë të drejtpërdrejtë (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se nëj qytetar shqiptar nuk e përballon më blerjen e një pasurie të paluajtshme dhe se kjo gjë vjen dhe si pasojë e pastrimit të parace në ndërtim.

I ndalur tek tarifat e Trump, Gjokutaj tha se Shqipëria preket pjesërisht pasi ne nuk kemi nivele të mëdha tregtare me SHBA-të.

E para në atë që ndjen qytetari është pjesa e çmime të tilla që ai nuk i përballon dot më. Është shkëputur realiteti i çmimeve të ndërtimeve për një qytetar që punon në Shqipëri, merr një pagë mesatare, pasi ai mund të hyjë në këtë pjesën e blerjeve dhe e sheh të pamundur që të jetë zotërues i një pasurie dhe të gëzojë frytet punës së tij. Së dyti ndihet në pjesën e konkurrencës brenda bizneseve.

Unë nuk them se preken eksportet, pasi ajo është një marrëveshje e fiksuar edhe pse kostot do të tentohen të ulen. Duke qenë se eksportuesit shqiptarë janë të dobët dhe me një mbështetje shumë të vogël nga shteti pasi kjo kërkon një mbështetje nga shtetit që të ruhen pozitat në tregun amerikan. Në aspektin makro, Shqipëria nuk preket direkt nga Amerika se nuk kemi nivele të tilla tregtare me ta, qofte dhe importe të tilla që të ndikojnë. Preket pjesërisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy