SHBA-të kanë indikacione se Irani po përgatitet të nisë një sulm raketor në Izrael.
Ky është informacioni i raportuar nga disa agjenci lajmesh në botë.
AFP citon një zyrtar amerikan si burimin e saj. Po ashtu Reuters dhe Axios citojnë veçmas një zyrtar të lartë të Shtëpisë së Bardhë.
Sipas asaj që raportohet në media ky sulm mund të ndodhë në 12 orët e ardhshme.



