
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, shpreson që Bashkimi Evropian do ta ketë parasysh fleksibilitetin dhe performancën e Serbisë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Bërnabiç ka theksuar se Serbia nuk është një vend i dobët ekonomikisht ose politikisht, prandaj nuk mund të shantazhohet.
Duke komentuar takimin e djeshëm me ndihmës sekretarin e Shtetit, Wess Mitchell, ajo ka thënë se pikëpamjet e Serbisë dhe të Shteteve të Bashkuara për Kosovën janë shumë të ndryshme.
Sipas saj, ‘politikat e reja’ që po propozohen, nuk kanë asnjë kuptim.



