Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme një stallë në fshatin Vreshtas, në Bashkinë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se flakët janë përhapur në bazën ushqimore për bagëtitë.
Forcat zjarrëfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa kanë bërë të mundur edhe vënien nën kontroll të flakëve.
Si pasojë, ka mbetur e djegur një sasi e konsiderueshme e ushqimit për bagëtitë.



