Investimet në arsim, Hazizaj: Jemi shumë larg Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Investimet në arsim, Hazizaj: Jemi shumë larg Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Arsimi shqiptar ka ende probleme që kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë. Altin Hazizaj, drejtor i përgjithshëm i CRCA Albania, thotë se në raport me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, Shqipëria është shumë më mbrapa kur është fjala për arsimin publik

Pavarësisht të gjitha masave pozitive që sot zbatohen në arsimin shqiptar, ka ende probleme që kërkojnë ndërhyrje dhe investime urgjente nga ana e qeverisë. Jo më kot u soll rasti i fëmijëve romë apo atyre me aftësi të kufizuara. Karakteristikat që ata kanë janë të ndryshme. Është varfëria te romët arsyeja pse nuk ndjekin arsimin. Ndërsa fëmijët me aftësi të kufizuara pengohen nga mungesa e kushteve për të vajtur në klasë.

Arsimi shqiptar duhet të hapet përkundrejt komunitetit. Organizatat qeveritare duhet të kenë rolin e tyre.

Mes tre shteteve ka sa çështje të përbashkëta, edhe diferenca. Kosova është një shtet i ri, ku përvoja ndërkombëtare, modelet pozitive që ata kanë sjellë në Kosovë janë kthyer në pjesë të ndërhyrjeve që sot shkollat zbatojnë për fëmijët.

Edhe ne kemi pasur modele të tilla, por nuk janë kthyer në modele të qëndrueshme. Kur shikojmë investimet që Kosova dhe Maqedonia e Veriut bëjnë në arsimin publik, ne jemi shumë më mbrapa. Pra, kemi ende shumë për të bërë. Arsimi shqiptar duhet të jetë në nivelet ku sot kërkohet.

Hazizaj u shpreh kështu gjatë një lidhjeje live me studion e lajmeve të MCN TV, i pyetur në lidhje me konkluzionet e tryezës së tre organizatave që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy