Të paktën 9 mijë gra janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori

Të paktën 9 mijë gra janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori

Të paktën 9,000 gra janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori, tha në një deklaratë të premten Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza.

Ndërkohë rreth 60,000 gra shtatzëna në Rripin e Gazës vuajnë nga "kequshqyerja, dehidratimi dhe mungesa e kujdesit të duhur shëndetësor".

Rreth 5000 gra shtatzëna në Rripin e Gazës lindin çdo muaj në "kushte të vështira, të pasigurta dhe jo të shëndetshme"

Agjencia e OKB-së për Ndihmë dhe Punë (UNRWA), e cila është agjencia kryesore e ndihmës në Gaza, postoi gjithashtu një deklaratë në X (ish-Twitter), duke thënë se mesatarisht 63 gra vriten në enklavë në ditë.

Në #Ditën Ndërkombëtare të Gruas, gratë në #Gaza vazhdojnë të durojnë pasojat e kësaj lufte brutale”, thuhet në deklaratë.

Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA, Philippe Lazzarini tha se kërkohet më shumë punë për të mbështetur dhe mbrojtur gratë. “Një armëpushim i menjëhershëm është minimumi”, ka shkruar ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy