‘Internet of things’/ Ekspertët IT shpjegojnë funksionimin dhe rëndësinë e sistemit në përditshmëri

‘Internet of things’/ Ekspertët IT shpjegojnë funksionimin dhe rëndësinë e sistemit në përditshmëri

Përdorimi i internetit po rritet në këtë kohë dhe epokë, teksa teknologjia dhe integrimi i pajisjeve teknologjike në jetën tonë të përditshme po bëhet i domosdoshëm.

Së fundmi është shtuar në masë përdorimi i “Internet of thing”, qëllimi i së cilës është është të lejojë që gjërat të lidhen në çdo kohë, në çdo vend, me gjithçka dhe këdo duke përdorur në mënyrë ideale në çdo rrugë, rrjet dhe çdo shërbim.

Azmer Dulevic, Inxhinier elektrik, Arbër Ormeni Eskpert IT, Mateo Doda, Inxhinier Softare dhe Kejsi Voskopi Inxhiniere elektronike për emisionin “MCN informacion” sollën informacionet bazike se pse ky sistem është i rëndësishëm për tu integruar në pajiset tone të teknologjisë, për funksione të caktuara.

Arbër Ormeni:

Janë të gjitha pajisjet që kryejnë një funksion të caktuar qoftë hapje ose mbyllje te një çelësi në mënyrë elektronike përmes internetit ose thënë ndryshe të gjitha ato pajisje të cilat nëpërmjet internetit mund të kryejnë funksione të caktuara brenda pajisjeve të tjera psh në rastin makinës, aksesi i GPS për lëvizje që mund të kryejë makina, ato pajisje që mund të kryejnë edhe funksione te uljes dhe ngritjes së dritave, pra ndriçimit, në shtëpi, zyre.

Sensori i madh mat temperaturën në momentin që temperatura ngrihet pse arrin një nivel të lartë, pajisja bën fikjen e korrentit për pajisjen tjetër të lidhur.

Kjo ka një cip që lidhte me wirelessin e shtëpisë dhe në telefon instalon një aplikacion dhe me anë te sensorit ti mund të kontrollosh diapazon të caktuar të temperaturave.

Mateo Doda:

Arkitektura e “Internet of things’ përbëhet nga katër shtresa të cilat janë pajisja fizike, censorët,  shtresat e dyte do të ishte network, pra rrjeti ose protokolli që përdoret për të komunikuar me këto, shtresa e tretë përpunimi i të dhënave dhe pastaj merren vendimet mbi bazë të këtyre të dhënave dhe shtresa e fundit është aplikacioni që ke ne dorë dhe ti përdor, i jep komanda.

Azmir Duleviç:

Ka vite qe ne vendin tonë ka hyrë trendi i smart home, ose i ‘shtëpive të zgjuara’ që nga një telefon celular, ti mund te kesh akses në kohë reale për te ndezur dritat, ka sistemin e kamerës që edhe aty kam akses në kohë reale.

Por tani do ndez dritat nga aplikacioni që ka krijuar ku bëj të mundur në distancë ndezjen dhe fikjen e dritave, grilave, nëse ke harruar sobën dhe hekurin, supozoj e kam harruar, më del sensori ndezur , vije  shtyp këtu, u fik, pra kjo është pjesa e integruar e smart phone. Skenarë mund të krijohen nga më të ndryshmet p.sh. për grilat.

Kjo ka të paktën 5-6 vite që janë futur, por kohëve të fundit është futur shumë për një arsye të thjeshtë se janë ulur çmimet. Në këtë sistem, këto të dhëna përpunohen dhe integrohen më pas në sistemin smart, për ta bërë ndërprerjen e pajisjeve në mënyrë që mos të harxhojnë energji elektrike koti, pra, kjo është ai kursimi.

Kejsi Voskopi:

Mund ta programosh jo vetëm nga stina por edhe në bazë të orarit, osh nga kjo orë në këtë orë e dua këtë pajise të jetë e ndezur dhe le të themi si tip programi një pajisjeve të caktuara, psh dritat gjatë natës të ulen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy