Jovanoviç pas takimit me Kurtin: Gjaku i derdhur në Banjskë, i fundit në konfliktin mes serbëve dhe shqiptarëve

Jovanoviç pas takimit me Kurtin: Gjaku i derdhur në Banjskë, i fundit në konfliktin mes serbëve dhe shqiptarëve

Kreu i Partisë Liberal Demokratike Serbe (LDP), Çedomir Jovanoviç tha pas një takimi me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se nuk duhet të heshtet për Kosovën.

Jovanoviq pas një takimi në Prishtinë me Kurtin tha: Unë e njoh Kurtin prej 30 vitesh… pas këtij takimi besoj se gjaku i derdhur në Banjskë është gjaku i fundit i derdhur në konfliktin mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.

Ai shtoi se beson në shoqërinë serbe dhe aftësinë e saj për të mbështetur ndryshimet e nevojshme politike në mënyrë që “të gjithë në Kosovë të mund të gjejnë paqe dhe ne të kemi të drejtën për një fillim të ri”.

Ndërkohë qeveria kosovare në një komunikatë për mediat ka bërë me dije se Kurti dhe Jovanoviq kanë diskutuar për ngjarjet e fundit në Kosovë dhe Serbi dhe marrëdhëniet e tyre reciproke si dhe nevojën për forcimin e sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave si garanci për paqen dhe sigurisë në rajon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy