Njiihuni me ushqimet që mbrojnë sistemin imunitar

Njiihuni me ushqimet që mbrojnë sistemin imunitar

Sistemi ynë imunitar  kryen një funksion të jashtëzakonshëm duke mbrojtur organizmin nga agjentët patogjenë të jashtëm, mikrobet dhe bakteriet e ndryshme. Sistemi imunitar është një sistem, jo një njësi e vetme. Për të punuar mirë, ai kërkon ekuilibër dhe një regjim ushqimor të shëndetshëm . Living ju fton të zbuloni disa nga ushqimet që mbrojnë kështjellën tuaj.

• Kërpudhat : kërpudhat janë të pasura në selenium dhe beta-glukan, një mineral dhe molekulë komplekse që stimulojnë aktivitetin e rruazave të bardha të gjakut.
• Hudhra : Hudhra përmban alicininë dhe ka veti të forta anti-bakteriale. Studimet e shumta kanë provuar se konsumimi i vazhdueshëm i hudhrave ul me 46% mundësinë e prekjen nga virozat stinore.
• Peshku : Peshku, sidomos salmoni i freskët ka nivele të larta të vitaminës D. Personat që vuajnë nga mungesa e vitaminës D rrezikojnë të preken me afro 40% nga infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes.
• Çaji i zi : Studimet në universitetin e Harvardit kanë provuar që pesë filxhanë më caj të zi në ditë ndihmojnë sistemin tonë imunitar. Gjithçka falë teaninës, një amionacid që gjendet në çajin e zi.
• Bajamet : Bajamet , por edhe fruta të tjera të thata si lajthitë dhe stikat janë shumë të pasura me vitaminë E. Vetitë e tyre antioksiduese forcojnë veprimtarinë imune dhe mbrojnë shëndetin.
• Luleshtrydhet dhe specat djegës : Kombinim i çuditshëm apo jo, por shumë i shëndetshëm. Këto dy produktë janë të pasura me vitamin E dhe janë imuno-stimulante.
• Patatet e ëmbla dhe kungulleshkat : Patatet e ëmbla dhe kungulleshkat janë shumë të shëndetshme. Kanë nivele të larta beta-karoteni dhe vitamine A që forcojnë aktivitetin e sistemit imunitar.
• Maja birre, gruri dhe qepa : Po pyesni se cfarë kanë të perbashkët këto ushqime? Shumë e thjeshtë, janë të pasur në hekur, zink dhe selenium. Një kombinimi mineralesh që stimulojnë sistemin tonë imunitar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy