
Një 67-vjeçar nga Luiziana e Amerikës është lënë i lirë pas 20 vitesh, pasi ishte dënuar me burg për shkak të vjedhjes së dy bluzave. Guy Frank u la i lirë pas ndërhyrjes së Projektit të pafajsisë Neë Orleans, që punon për të liruar njerëzit që vuajnë dënime të rënda për vepra jo të dhunshme.
Në vitin 2000 Frank u arrestua sepse vodhi për një shumë që nuk i kalonte 500 dollarë. Për fatin e keq të tij në atë periudhë vjedhja konsiderohej si një krim. Para se të arrestohej për bluzet 67-vjeçari ishte arrestuar 36 herë dhe ishte dënuar të paktën 3 herë.
“Rasti i tij tregon se si njerëzit me ngjyrë të varfër preken në mënyrë disproporcionale nga këto dënime ekstreme. Është e vështirë të imagjinohet një person i bardhë të marrë këtë dënim për këtë krim”, tha në një deklaratë Projekti i Pafajësisë Neë Orleans.



