Pianoja e këngëtarit të Queen, Freddie Mercury është shitur në ankand në Londër për rreth 2 milionë euro, ka njoftuar shtëpia e ankandeve Sotheby’s.
Pianoja e markës Yamaha, mbi të cilën Mercury kompozoi pothuajse të gjitha këngët e tij, u shit për një çmim më të ulët se vlerësimi fillestar 2.3-3.5 milionë euro.
Ajo ishte blerë nga Mercury në 1975, duke dhënë atëherë vetëm 1000 paund.
Në të njëjtin ankand, dorëshkrimi i këngës së famshme “Bohemian Rhapsody”, e shkruar me dorën e vetë Mercury, u shit për 1.3 milion paund (1.6 milion euro), përfshirë komisionin.
Është 15 faqe, e shkruar me laps dhe stilolaps, në letër që mban simbolin e një kompanie ajrore që nuk ekziston më, British Midland Airways.
Dorëshkrimi zbulon procesin e krijimit të kësaj kënge, e cila fillimisht titullohej “Rapsodia Mongoliane”.
Artikujt që dolën në ankand u mbajtën për vite nga shoqja e ngushtë e Mercury, Mary Austin. Ndër të tjera, koleksionistët dhe fansat e Mercury mund të blejnë mantelin dhe kurorën që ai kishte veshur në fund të turneut të fundit të Queen në 1986.



