Shqipëria ka arritur një nga shifrat më të larta të jetëgjatësisë në rajonin e Ballkanit dhe në disa vende të Europës Lindore, kjo sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Kombet e Bashkuara.
Sipas raportit, jetëgjatësia mesatare në Shqipëri është 79.6 vite, duke e vendosur vendin përpara disa shteteve të tjera europiane përfshirë Bullgarinë, Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Rusinë dhe Ukrainën.
Jetëgjatësia, sipas të dhënave, është me e lartë për femrat, me mesatare 67.8 ndërsa më e ulët për meshkujt me 65.7, ndërsa në total ka një përmirësim me 1.45 vjet me raportin e vitit të shkuar.
Parashikimet statistikore të OKB, flasin për një numër personash shtesë që pritet të gëzojnë shëndet dhe mirëqenie më të mirë deri në vitin 2025, konkretisht 661.8 mijë.
Kjo e bën Shqipërinë një nga vendet me jetëgjatësi më të lartë në rajonin e Ballkanit dhe në disa vende të Evropës Lindore, duke treguar një përmirësim të konsiderueshëm në cilësinë e jetës së popullsisë, e përcaktuar nga numri i personave që marrin shërbim të përgjithshëm shëndetësor të përmirësuar, por edhe ato të urgjencave.
Ndonëse OSBH njeh përmirësimin e sistemit shëndetësor, kritikon sistemin e dobët të mbledhjes së statistikave, sidomos në fusha si planifikimi familjar imunizimi i popullatës për sëmundje të ndryshme.
Nga ana tjetër, shumë nga vendet që janë në ngjyrë të kuqe në hartë përballen me sfida të mëdha ekonomike dhe shëndetësore, të cilat ndikojnë negativisht në jetëgjatësinë e popullsisë.
Recesionet ekonomike, shërbimet e dobëta shëndetësore, dhe mungesa e investimeve në sektorin publik janë faktorët kryesorë që kanë ulur jetëgjatësinë në këto vende.



