
Historia e Flora Zenunit, fermeres që ka pasion muzikën, pavarësisht moshës, u komentua shumë rrjetet sociale.
E ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, foli për pasionin e saj të kamotshëm për muzikën dhe faktin se si u komentua në publik dhe rrjete sociale, pjesëmarrja e saj në talent show, “Albania’s Got Talent”, pavarësisht moshës.
Ne kemi jetuar në ato kohëra kur tv na ofronin modelet e këngëtarëve më të mirë dhe të vjetra.
Pasionet e mia kanë nisur si te të gjithë dhe merrnim modelet që i ofron shoqëria dhe televizionet atë kohë. Edhe unë përpiqesha ti imitoja, të ndihesha mirë me ato që ofronin.
Atë kohë ka qenë Anita Bitri, Parashqevbi Simaku, Morena Reka, etj, këngët e brezit, me vonë në vite e 80, këngëtarët e huaj, dhe përpiqeshim ti imitonim.
Nuk e kam menduar në formën që të bëhesha e famshme, thjesht i doja dhe i këndoja, më pëlqente jeta që bëja dhe vendosa të marr pjesë publikisht në “Albania’s Got Talent”.
Familja më ka përkrahur shumë, unë isha mësuar duke kënduar, kërcyer me gocat në kohën e lirë, dhe thashë pse të mos e provoj mu dha mundësia, dhe shkuam te Pallati i Kulturës, dhe na mirëpriten, panë diçka te unë, u pëlqej vetëbesimi, qëndrimi.
Ata më vlerësuan, më panë edhe në prova siç isha. Kishte njerëz në Berat që e pritën pozitivisht, ata që e vlerësojnë anën e mirë të gjërave por kishte dhe nga ata që më thanë po kur s’dije pse shkove. Por u jam mirënjohëse se unë i pranoj kritikat, ato na përmirësojnë .
Vajzat i kisha në skenë dhe aty u duk çdo gjë mirë, tani kam fazën tjetër.



