Bylykbashi: Përjashtimi i deputetëve, dhunë ndaj opozitës. Alibeaj: Rama të vijë në Kuvend, të japë sqarime për “McGonigal”

Bylykbashi: Përjashtimi i deputetëve, dhunë ndaj opozitës. Alibeaj: Rama të vijë në Kuvend, të japë sqarime për “McGonigal”

Deputeti Oerd Bylykbashi akuzoi mazhorancën se po godet rëndë parlamentarizmin me sjelljen që po bën. Ai tha se përjashtimi i deputetëve demokratë është një dhunim që po i bëhet opozitës, ndërsa akuzoi kryeministrion se nuk vjen në në Kuvend se ka frikë se regjistrohet gjithçka që ai thotë.

Ky parlament është kthyer në varrmihësin e parlamentarizmit. Shumica po abuzon të drejtat e deputetëve për të përfaqësuar qytetarët. Unë nuk pres që kjo qeveri të respektojë të drejtat e shqiptare por ky parlament e ka këtë detyre. Kemi kërkuar komision hetimor, ndërsa jo thoni që ligji është pezulluar nga Byroja. Absolutisht kjo nuk mund të ndodhë.  Kryeministri nuk vjen këtu se ka hall se po foli i regjistrohet se çfarë thotë. Rama është kryeministri korruptues. Përjashtimi i deputetëve është një dhunim që po i bëhet opozitës.

Ndërsa deputeti Enkelejd Alibeaj këmbënguli dhe kërkoi që kryeministri Edi Rama të vijë në Kuvend dhe te japë sqarime në lidhjet e pretenduara me ish-agjentin e FBI-së.

Ai theksoi se në konferencën e  kryetarëve është diskutuar për shumë çështje, ndaj i iu drejtua nënkryetares së Kuvendit Ermonela Felajt, që mos të provokojë parlamenti, por të vijojnë me interpelancën.

Ka pasur katër kërkesa në konferencën e kryetarëve, Interpelanca, seancë pyetje përgjigje, mocion me debat për Rama- Mc Gonigal, por edhe një kërkesë për komision hetimor.  Nëse ato bashkohen bashkë, do duhet të shqyrtohen sot, sepse interpelanca shqyrtohet në seancën e parë është sot. Mos provoko parlamentin, ne duam të flasim me kryeministrin dhe të vijë aty dhe të japë sqarime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy