Dy automjete kanë dalë jashtë rruge në autostradën Fier–Vlorë, pasi një mjet tip “Benz” dyshohet se i ka prerë rrugën një “Passat”-i, duke bërë që të dy drejtuesit të humbasin kontrollin.
Nga aksidenti janë shënuar vetëm dëme të lehta materiale, ndërsa personat e përfshirë janë transportuar në spitalin e Vlorës për kontroll mjekësor.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.



