Për të diskutuar lidhur me zhvillimet politike në të cilat është përfshirë vendi gjatë këtyre ditëve në studion e lajmeve të MCN TV ishte i ftuar deputeti i Partisë Socialiste, zoti Ervin Bushati.
I pyetur për deklaratën e Partisë Demokratike se ka ngritur një strukturë për të mbrojtur votën nga shit-blerja, dhe nëse edhe PS ka një strukturë të tillë, Bushati deklaroi se kjo është shumë e rëndë, antiligjore dhe se fitorja nuk mund të merret me armë, kjo nuk është demokracia. Sipas tij ndodh për herë të parë që një forcë e madhe politike, e dyta në vend të krijojë trupa të armatosura për të mbrojtur votën.
“Ngjarja është shumë e rëndë, që një deklaratë e tillë vjen nga një parti e madhe, e dyta në vend që të krijosh trupa të armatosura për mbrojtje vote është antiligjore, prandaj ata që e kanë dhënë këtë urdhër duhet të kërkojnë me shkresë. Është shumë e rëndë, ndodh për herë të parë një forcë partiake të armatoset, njëson si Ahmasi në Lindjen e Mesme. Partia Socialiste nuk ka pasur asnjëherë apo dyshimin, ambicien për të armatosur qytetarët. Forcat e armatosura janë forcat e armatosura. Nuk e kuptoj se ne kemi ngritur një trup të tillë. Se kuptoj si bën këtë rol një parti politike, prokuroria ti çojë në burg ata që e kanë bërë këtë”, u shpreh Bushati.
Ndërsa lidhur me deklaratën e Ballës se Partia Socialiste nuk është përfshirë asnjëherë në blerje votash apo përdorimin e kontigjenteve kriminalë në zgjedhje, Bushati dha edhe njëherë garancinë se PS nuk ka përdorur asnjëherë burime të administratës dhe kontigjentë problematikë në zgjedhje.
“Asnjëherë. PS si partia më e madhe në vend në 2017 ka pasur dyfish të deputetëve të PD dhe një parti e madhe shkon në zgjedhje me synimin me fitore. Nëse blejmë një votë prishim 100 të tjera, nuk bën sens në matematikë nuk e bëjmë nuk ka vlerë në demokraci. Megjithatë kjo nuk bën sens as në logjikë, sot se të thyesh hersin i shkon një kostoje më të madhe. Populli shqiptar nuk është i inkriminuar dhe nuk blihet”, u shpreh ai.
Nëse i druhen faktit se një rezultat i ngushtë mund të sjellë kontestime për rezultatin e zgjedhjeve, Bushati ju përgjigj se ajo ka ndodhur tashmë. Sipas tij rezultati po inkriminohet që tani dhe kjo duket që nga gjuha e përdorur nga Presidenti i LSI. Gjithsesi për të fushata është e qetë pavarësisht ngjarjes së Elbasanit, ndërsa fton qytetarët të votojnë Partinë Socialiste në 25 prill. Bushati shprehet se 19 mandate është objektivi bazë për qarkun e Tiranës.
“Rezultatin po e inkriminojnë që tani ata, presidenti i LSI, Berisha apo Basha në atë që thonë. Është alibi e gjitha, që nga gjuha që përdorin, nga një krah ke dinamitin nga tjetra fitilin. Fushata është e qetë, ka pasur deklarata të papërgjegjshme që më pas kërkojnë falje, kuptohet këto forca kuptojnë që ka ardhur humbja duke dashur të ndezin situatën, por situata është e qetë dhe besoj kështu do jetë dhe të dielën. Përderisa dalin dhe kërkojnë dhe falje robotike. Ftoj qytetarët të votojnë PS dhe jo atë forcë politike që synojnë ta marrin me armë. Por kjo nuk është demokracia. 19 mandate është objektivi bazë në qarkun e Tiranës. Me rritjen demografike synojmë të marrim 19, por është e arritshme edhe numri 20”, tha Bushati.



