Peza: Pjesëmarrja, më e lartë se pritshmëritë tona. Basha e humbi “bastin” politik (VIDEO)

Peza: Pjesëmarrja, më e lartë se pritshmëritë tona. Basha e humbi “bastin” politik (VIDEO)

Partia Socialiste e cilëson të kënaqshme pjesëmarrjen e deri tanishme në procesin e votimit. Në një intervistë në studion e lajmeve në Tema TV, sekretari për mediat në Partinë Socialiste, Alfred Peza, tha se duke parë kushtet në të cilat po mbahen zgjedhjet vendore të 30 qershorit, pjesëmarrja deri në fund të tij do të jetë optimale. Peza e analizon në tre komponentë pjesëmarrjen e qytetarëve në votime.

Në raport me pritshmëritë dhe konfiguracionin politik, ku nuk marrin pjesë partitë e opozitës, numri i pjesëmarrësve është shumë më i lartë se pritshmëria. Duhet parë vetëm ajo pjesë e pjesëmarrjes që ka të bëjë me partitë që garojnë dhe jo me totalin aritmetik të zgjedhjeve të kaluara

Së pari, të dhënat paraprake flasin se numri i pjesëmarrjes deri në fund pritet të tejkalojë numrin e votuesve që ka pasur PS-ja në zgjedhjet e tjera. Kjo është një përqindje shumë e mirë mobilizimi për një parti politike në këto kushte.

Së dyti, është ruajtur proporcionaliteti në bashkitë bastione të PS dhe ato të PD. Pra, pjesëmarrja është proporcionale.

Së treti, pjesëmarrja në votime ka ruajtur logjikën e një dite elektorale, në përputhje me orën biologjike të votuesve. Ka një rënie në orët e drekës, për t’u ngjitur pasdite. Jemi në parametra optimalë”, tha ai.

Peza ka komentuar edhe mesazhet që presidenti Meta u ka përcjellë qytetarëve në lidhje me zgjedhjet gjatë 24 orëve të fundit. “Me mesazhet e tij, mund të jetë çdo gjë, por jo sjellje presidenciale”, tha ai.

Ndërsa në lidhje me një denoncim të Partisë Demokratike sot për blerje votash, Peza tha se çdo rast i ngjashëm duhet të shkojë në prokurori. “Nga një godinë ku ka dalë Babalja, gjithçka është e prishme. Nëse kanë prova t’i drejtohen drejtësisë”, tha ai.

I pyetur nëse socialistët i shohin këto zgjedhje si një sondazh, Peza tha se më shumë sesa i tillë ato janë një referendum që do të provojë të drejtën e shqiptarëve për të zgjedhur e për t’u zgjedhur.  Nuk janë sondazh, por janë referendum i qytetarëve për të repsektuar të drejtën e tyre për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, e përcaktuar me Kushtetutë.  Është edhe një demonstrim i bukur demokratik i asaj të drejte të shtetformimit”, tha ai.

Peza parashikon se pas 30 qershorit, opozita duhet të pranojë se ka humbur kauzën politike. Sipas tij, kriza mund të transferohet brenda gjirit të Partisë Demokratike.  

Kishte dy palë diametralisht të kundërta. Opozita që thoshte që nuk do të ketë zgjedhje, PS që tha do të ketë. Opozita tha që ne nuk pranojmë zgjedhje me Ramën kryeministër dhe pa qeveri tranzitore, Rama që tha se zgjedhjet do të mbahen. Në këtë diskutim sot dikush është i humbur. Opozita duhet të pranojë që humbi kauzën politike, lojën politike dhe gjithë atë ngjizje që synoi t’i bënte frymës së përgjithshme për të rrëzuar Edi Ramën. Në këtë pikë fitimtar është Edi Rama. Çfarë duhet të ndodhë? Ndodh që kjo certifikohet sot dhe një ditë pas asaj nga “Rama ik”, do të ketë “Basha ik”. Basha do të ketë probleme me të vetët. Humbi në 2015, humbi në 2017 dhe tani dhe duhet të mbajë përgjegjësi”, tha ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy