SPAK ka pushuar hetimet për ish kryetarin e prokurimeve publike Jonaid Myzyri i akuzuar për shpërdorim detyre.
Avokati Romeo Kara tha në studion e MCN Live se prokurori i kësaj çështje duhet të japë dorëheqjen dhe se ka një papërgjegjshmëri të madhe nga ana e kësaj strukure.
Kur shkon drejt komunikimit të akuzës kemi parim që nuk ka më dyshime për veprën penale të kryer.
Po presupozojmë që prokuroria ka të drejtë me pasojat e këtij zotërisë çfarë do të bëhet?
Siç duhet të jemi të ashpër, duhet të jemi të drejtë. Ky që u telendis në media dhe u pezullua nga detyra, kush do të merret me këtë gjë? Mund të ketë kaluar në depresion ai. Pse kaq thjesht mbyllet. Më duket papërgjegjshmëri e SPAK-ut.
Komunikojmë akuzën, të pezullojmë nga detyra të shkatërrojmë jetën. Ku gabuan, kur ia komunikuan apo kur u tërhoqën. Nuk po i besojmë më kësaj strukture.
Nuk kam më besim tek këto forma. Jo ka mbivendosje. Nëse merren me korrupsionin dhe krimin duhet të bëhen specialistë tenderash. Minimumi, prokurori i çështjes duhet të japë dorëheqjen. Ose ka vepër penale, dhe mendohu mirë ose s’ka. Nuk e shoh të logjikshme të komunikosh akuzën dhe pastaj e heq.



