Basha: Brenda dhjetorit dërgojmë në 'Kushtetuese', 'Rindërtimin' dhe ligjin për Bashkëqeverisje

Basha: Brenda dhjetorit dërgojmë në 'Kushtetuese', 'Rindërtimin' dhe ligjin për Bashkëqeverisje

Vetëm pak minuta pasi Sali Berisha me mbështetësit e tij shqelmuan dyert e Partisë Demokratike, nga ku ish-kryetari mbajti një konferencë për shtyp ka reaguar edhe Lulzim Basha.

Ai ka paralajmëruar se brenda Dhjetorit do të depozitojnë në Gjykatën Kushtetuese padi për abuzim me fondet e rindërtimit. Basha deklaroi se PD nuk do të lejojë zgjatjen me dy vite të ligjit për investimet strategjike që sipas tij krijon mundësi për pastrimin e parave të drogës të oligarkëve shqiptarë.

Ajo që ka ndodhur sot është se një ish deputet i Partisë Demokratike është futur me ndihmën e familjarëve dhe kriminelëve për të thyer dyert e Partisë Demokratike për të hequr vëmendjen nga detyra që ne kemi për të mbrojtur njerëzit nga korrupsioni i Edi Ramës. Po e vazhdon ta bëjë këtë ditë për ditë sepse lufta opozitare në parlament, media dhe publik, për fat të keq sa i takon ekraneve i duhet të konkurrojë me vandalizmin dhe dëshpërimin në formën e dhunës. Ne do të ecim përpara për zbardhjen e plotë të aferës së inceneratorëve.

Hapi i parë është thirrja për Edi Ramën që të zhbllokojë komisionin hetimor për t’u mbledhur nesër në orën 12:00. Çdo gjë tjetër është një provë. Edi Rama është koka e vërtetë e inceneratorëve. Dje ka kaluar një aferë. Kemi denoncuar rastin e Damian Gjiknurit në Jalë ku po grabiten pronat për të ndërtuar dhe për të pastruar paratë e korrupsionit. Po shtohen territoret e grabitura në Palasë nga oligarkë si Samir Mane me shokë. As oligarkët dhe as mediat që financohen prej tyre nuk do na shfokusojnë dot nga beteja jonë kundër korrupsionit.

Më tej Basha tha se do të dërgohet padi në Kushtetuese për vjedhjen e fondeve të tërmetit.

Do të vërtetohet se si janë vjedhur paratë. Brenda dhjetorit PD do të depozitojë në GJK padinë e plotësuar me fakte shtesë dhe të reja sa i takon korrupsionit me tenderat e rindërtimit. Së fundmi objektiv është dërgimi në Gjykatë Kushtetuese ligji për bashkëqeverisje që është një krim bashkëqeverisje…Pra kemi shumë punë përpara…Ne jemi duke bërë detyrën tonë…

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy