2023 ka të ngjarë të jetë viti më i nxehtë në historinë njerëzore. Temperaturat globale gjatë verës në Hemisferën Veriore ishin më të nxehtat e regjistruara ndonjëherë.
Kështu ka bërë me dije Observatori Evropian i Kopernikut.
Në tre muajt e fundit, valët e të nxehtit, thatësirat dhe zjarret kanë prekur Azinë, Afrikën, Evropën dhe Amerikën e Veriut, me një ndikim dramatik në ekonomi, ekosistemet dhe shëndetin e njerëzve.
Temperatura mesatare globale në qershor, korrik dhe gusht ishte 16,77°C, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 16,48°C në vitin 2019.



