Naim Hasani, avokat në Britaninë e Madhe në një lidhje skype me MCN ka komentuar lidhur me diskutimet mes Anglisë dhe BE sa i përket luftës kundër emigrantëve të paligjshëm.
Ai tha se kërkesa e Britanisë ëhstë që ajo të marrë informacion nga Bashkimi Evropian për emigrantët, ndërsa bëri me dije se se është arritur një marrëveshje midis Britani-BE-Shqipëri. Sipas tij, Shqipëria ka një rol të rëndësishëm sa i përket luftës së grupeve kriminale shqiptare.
Faktikisht samiti i organizuar i unionit politik evropian ishte një arenë ku u përplasën mendimet e Britanisë dhe BE sa i përket menaxhimit të kufijve dhe emigrimit të paligjshëm ku Britania ka parë një numër të madh. Por në këtë kontekst BE është përballur me një numër edhe më të madh emigrantësh që vijnë nga Afganistani, dhe vende të tjera dhe Britania ngaqë nuk është anëtare e BE ka kërkuar të jetë pjesë e sistemit të informimit të rrjeteve kriminale, dhe në mënyrë që vendet e BE dhe Britania të kenë aksesh te i njëjti informacion për kriminelët që veprojnë në Mesdhe që organizojnë trafikimin e paligjshëm të emigrantëve të paligjshëm.
Jo më pak se disa orë se ky takim të zhvillohej Britania kërcënoi se largohej nga ky takim nëse nuk shqyrtohej kjo kërkesë. U arrit një marrëveshje midis Britani-BE-Shqipëri, prandaj mendoj se Shqipëria ka një rol të rëndësishëm në këtë mes.
I pyetur nëse do ketë kampe azilkërkuesish në Shqipëri, avokati tha se nuk mendon se vendi ynë nuk i ka ato kapacitete ndërsa shtoi e emigrantët e shohin Shqipërinë vetëm si një vend transit.
Mendoj se Shqipëria mund të japë një kontribut të madh në luftën e grupeve kriminale nga vende të ndryshëm që organizojnë këtë trafik të qenieve njerëzore dhe Shqipëria mund të bashkëpunojë me Britaninë dhe BE për të vendosur para drejtësisë këta trafikantë. Sa i përket kampeve Shqipëria mendoj se nuk i ka kapacitetet dhe ajo shihet si një vend transit. Dhe nuk besoj se do qëndronte njeri aty.
Mendoj se do ishte e vështirë për autoritetet shqiptare dhe qeverinë shqiptare për të menaxhuar kampe të tilla. Mendoj se Shqipëria po mundohet të luajë një rol parësor në sytë e ndërkombëtarëve. Por nuk duhet të harrojmë se Shqipëria ka dy elementë negativ në këtë sepse prodhon një numër kriminelësh që merren me këtë organizim dhe ajo vazhdon të prodhojë emigrantë të paligjshëm. Britania është mjaft e rreptë kundër emigrantëve të paligjshëm dhe me masat e mara trafikimi ka rënë me 25%.



