Samiti i pafinalizuar Trump-Kim/ Marrëveshja dështoi sepse Koreja kërkoi heqjen e sanksioneve

Samiti i pafinalizuar Trump-Kim/ Marrëveshja dështoi sepse Koreja kërkoi heqjen e sanksioneve

Samiti i Vietnamit dështoi sepse Koreja e Veriut kërkoi heqjen e të gjitha sanksioneve. Kështu u shpreh presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, gjatë një konference shtypi pas samitit me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, në Vietnam.

Trump tha se dokumenti i ishte gati të nënshkruhej të mërkurën, por kjo nuk ndodhi pasi ajo ishte "e përshtatshme".

"Unë mund të kisha firmosur sot, por preferoj më shumë t’i bëj gjërat mirë sesa t’i bëj shpejt", tha Trump.

Në një deklaratë të mëparshme, Shtëpia e Bardhë tha se Trump dhe Kim dështuan të arrinin një marrëveshje gjatë takimit të tyre dyditor në Vietnam, por ata ende ishin në diskutime konstruktive mbi denuklearizimin.

"Presidenti Donald J. Trump i Shteteve të Bashkuara dhe kryetari Kim Jong Un i Komisionit të Çështjeve të Shtetit të Republikës Popullore Demokratike të Koresë patën një takime pozitiv dhe konstruktiv në Hanoi, Vietnam, më 27-28 shkurt 2019. Dy krerët diskutuan mënyra të ndryshme për të çuar përpara denuklearizimin dhe çështje të ekonomisë. Asnjë marrëveshje nuk është arritur kësaj here, por ekipet e dy liderëce shpresojnë të takohen në të ardhmen".

Në konferencën për shtyp, Trump tha se Kim ishte i përgatitur të bënte një denuklearizim të madh, në qoftë se SHBA hiqte të gjitha sanksionet. Por në fund, Shtetet e Bashkuara nuk arriti të bindte liderin e Koresë së Veriut të denuklearizonte zona të rëndësishme dhe kjo bëri që marrëveshja të mos arrihej.

Presidenti amerikan nuk la të kuptohej se do të kishte një samit tjetër me udhëheqësin e Koresë së Veriut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy