Zbulohen sekretet e princeshë Dianës, princi Çarls e tradhtonte

Zbulohen sekretet e princeshë Dianës, princi Çarls e tradhtonte

Në 1991, pak njerëz e dinin të vërtetën e martesës së princeshës Diana: e cila po copëtohej, ndërkohë që princi Çarls kishte rinisur lidhjen e tij me Camilla Parker Bowles.
E shkatërruar, ajo kishte vendosur të bënte publike anën e saj të historisë duke regjistruar mendimet e saj për autorin Andrew Morton nëpërmjet një takimi. Kushti i saj: që përfshirja e saj të ruhej në një sekret strikt.
Libri që ai shkruajti “Diana: Historia e saj e vërtetë” shkaktoi një ndjesi. Tani, 20 vjet nga vdekja e saj, ai do të ripublikohet me transkriptet e këtyre regjistrimeve. 
Diana rrëfen se një natë para martesës ka qënë mjaft keq, hante gjithçka që i dilte përpara, dhe kjo për shkak të historisë së Camilla-s. “Teksa po kaloja për në altar, po kërkoja për të. (Camilla) E dija që ajo ishte aty sigurisht dhe po kërkoja për të”, ka rrëfyer Diana.
Ajo tregon se u fiskua pas saj, dhe nuk i besonte bashkëshortit Çarls në lidhje me të.  Ndërkohë që vazhdonte të vuante nga bulimia, duke u bërë gjithnjë e më e dobët, teksa nuk kishte duruar më dhe pak javë pas martesës kishte tentuar të priste damarët me brisk.
Diana ka rrëfyer dhe marrëdhëniet e vështira me familjen mbretërore. “Unë isha një problem, dhe ata e regjistruan Dianën “si një problem”, është shprehur ajo.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy