Debate në Kuvend /Opozita braktis seancën e jashtëzakonshme, mazhoranca voton ministrat e rinj

Debate në Kuvend /Opozita braktis seancën e jashtëzakonshme, mazhoranca voton ministrat e rinj

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme plenare për votimin e dekreteve të Presidentit Ilir Meta për shkarkimin e 6 ministrave dhe zëvendëskryeministres, si edhe për emërimin e 7 ministrave dhe zëvendëskryeministrin.

Ashtu si në seancat e tjera edhe kjo e sotmja ka nisur me përplasjen përballë maxhorancës dhe opozitës në lidhje me debatin ose jo të ndryshimeve të qeverisë.

Krerët e grupeve parlamentare të opozitës kanë kërkuar të bëhet debat në lidhje me dekretimet e emrave të rinj të qeverisë, por kërkesa e tyre u hodh posht nga socialistët.

"Nuk kemi kërkesë për mënyrën e votimit, por që shqyrtimi i dekreteve për ndryshimin e qeverisë të bëhet me debat e madje kemi paraqitury listën e folësve. Njoftoj që do të zhvillohet debat për shkarkimin dhe emërimin e ministrave", tha Spaho.

"Mbasi kemi komunikuar dhe me stafin tuaj i cili kërkoi ndryshe nga herët e tjera që të depozitohej që më përpara lista e diskutantëve...në fillimin e seancës që ju hapët po prisnim në mënyrë të natyrshme listën e diskutantëve ashtu sic e kërkon dhe rregullorja", tha Vasili.

Por një gjë e tillë u kundërshtua nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe kryetari i seancës Gramoz Ruçi.

"Do doja që përgjigjen tja ktheja zotit Spaho e zotit Vasili. Një pro dhe një kundra procedurave parlamentare. Kur dikush ngre një shqetësim për procedurën, ajo ka një diskutim pro një diskutim kundra. Tani që të dëgjoni mendimin tonë, së pari kur çoheni këtu për rregulloren kur flisni, të paktën citoni një rregull të saj. Në rregulloren e Kuvendit ka nen për emërim e shkarkim të Presidentit, të qeverisë kur bëhet fjalë për mocion, etj. Në këtë rregullore, asnjëherë nuk kemi bërë debat për emërim e shkarkimin e ministrave. Jeni njoftuar më urdhërin për thirrjen e seancës, keni patur të gjitha mundësitë... debatin kur të doni dhe si ta doni, bëni mocion me debat ose po të keni forcë bëni mocion mosbesimi dhe bujrum e bëjmë", deklaroi Balla.

Kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi ka vendosur që vetëm të procedohet me votimin e dekreteve dhe të mos ketë debat. Pas vendimit, deputetë të opozitës janë shprehur kundër dhe kanë lënë karriget e tyre duke u vendosur para foltores. Ndërkohë, forcat e sigurisë në parlament kanë qenë në gadishmëri për të ndërhyrë.

"Jam konsultuar dhe në asnjë nen të rregullores nuk thuhet që dekretet e presidentit për emërime dhe ç'ermërime bëhen me debat", tha Ruçi.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar te foltorja e Kuvendit dhe nisi të flasë pa mikrofon. Më pas, deputetë të opozitës braktisën seancën.

Ndërkohë deputetë të mazhorancës votuan dekretet e presidentit.

Seanca e jashtëzakonshme u thirr nga kryeministri Rama dhe u miratua në mbledhjen e djeshme të Konferencës së Kryetarëve. Sipas vendimit të marrë nga Konferenca, parashikohet që të mblidhet Kuvendi ku do të zyrtarizohen edhe ndryshimet në qeveri, të cilat që prej datës 28 dhjetor janë pezull.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy