Shahin Dokuzi, ekspert IT, thotë se hakerimi i të dhënave të institucioneve shtetërore shqiptare tregon dështimin e AKSHI-t. Në një intervistë për MCN, ai u shpreh se grupi Homeland Justice ka arritur të hyjë në zemër të serverëve.
Ishte e qartë që do të ndodhte. Është paralajmëruar pak ditë më parë. AKSHI është përgjegjës për të gjithë institucionet. Hakerat iranianë kanë hyrë mu në zemër të serverave. Nuk është vetëm drejtësia, të gjitha informacionet kanë dalë. Thjesht po i nxjerrin pak nga pak për të krijuar destabilitet.
Kjo mund të sjellë edhe pasoja sociale, sipas Dokuzit.
Nuk është thjesht na dolën të dhënat. Janë publike të gjitha pasuritë, të gjitha pagesat. Këto të dhëna mund të përdoren për presion. Është problemi i AKSHI-t.
Dokuzi tha se vetë institucioni që menaxhon sigurinë kibernetike nuk zbaton ligjin.
Ne kemi AKSK, që detyron bizneset të kenë siguri. Ndërkohë nuk i zbaton vetë. Po të shohim privatësinë, mungon baza ligjore e përpunimit te vetë faqja e AKSK. Thotë mund të marrim të dhënat dhe kaq. Mungon DPO.
Ai shtoi se shifrat që u bënë publike pas nisjes së hetimeve ndaj grupit kriminal të AKSHI-t tregojnë se ky institucion ka blerë pajisjet më të mira.
Ne kishim edhe tendera që te AKSHI ishin marrë 10-fish. AKSHI ka paguar për pajisjet më të mira. Kur sulmohet ajo, çfarë pret më. Nuk ka nevojë për mendjen e një IT. Të gjithë e shohin që paratë u dhanë, por të dhënat vijojnë të ekspozohen.



