Shpërthim me tritol në një banesë në Shkodër/ Druni: I pamundur identifikimi i autorit me skafandër (VIDEO)

Shpërthim me tritol në një banesë në Shkodër/ Druni: I pamundur identifikimi i autorit me skafandër (VIDEO)

Një shpërthim tritoli ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër në banesën e shtetases Frida Sala 62 vjeçe.

Korrespondentja e MCN nga Shkodra, Bendis Druni, raporton për MCN live, se me polica ka arritur të sigurojë pamjet e autorit të dyshuar teksa pasi hedh lëndën shpërthyese largohet i maskuar nën një skafandë.

Ka qenë ora 3:40 kur eksplozivi shpërtheu në shtëpinë e 62 vjeçares. Nga kjo ngjarje ka vetëm dëme materiale të shkaktuara në derën e shtëpisë, mure dhe dritaret që janë thyer dhe një automjet që ndodhej i parkuar.

Ndërkohë brenda banesës ka qenë e gjithë familja Sala, 62 vjeçarja bashkë me djalin, bashkëshorten dhe fëmijët. Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë duke nisur hetimet për vendosjen e sasisë së tritolit. Efektivët kanë arritur që të sigurojnë pamjet e momentit të autorit të dyshuar i cili vjen me një motor me skafandë në kokë dhe pasi hedh lëndën eksplozive në banesën e familjes Sala largohet me shpejtësi. Nga kamerat policia nuk ka arritur që ta identifikohej autorin deri më tani për shkak të skafandës që mbante në kokë. 62 vjeçarja Frida Sala e cila punon në doganën e Hanit të Hotit tek peshorja duke peshuar mallrat që hynë e dalin në atë doganë ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd. Shtetasja Frida Sala deklaroi se ishin zgjuar dhe po bëheshin gati për të ngrënë vaktin e syfyrit duke qenë se agjërojnë në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit. 62 vjeçarja del në pension për pak muaj dhe policia për momentin nuk e lidh ngjarjen me punën e saj. Policia ka marrë në pyetje edhe djalin e 62 vjeçares shtetasin Dori Sala i cili po ashtu ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe se nuk e di se kush mund të jenë autorët. Ky i fundit punon në një kompani interneti dhe nuk njihet si një person problematik. Vëllai tjetër ndodhet në Itali dhe punon si shofer kamioni. Deri më tani për policinë është i paqartë motivi i kësaj ngjarje. E gjithë familja bashkë me komshinjtë në një rrugicë të vogël në lagjen “Tom Kola" në Shkodër janë tronditur nga ky shpërthim i fortë i cili është dëgjuar në gjithë atë zonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy