Pedagogia Mirela Bogdani deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv se martesa i duket një institucion jo funksional dhe hipokrit në shekullin XXI. Ajo tha se e sheh të pamundur që sot të jetosh me një njeri derisa vdekja të të ndajë.
Pavarësisht se jam për principet konservatore, një shtet i fortë, një unitet kombëtar, liria, përgjegjësia e individit, por unë jam për çdo gjë funksionale dhe jo hipokrite. Martesa më duket një nga ato gjëra që në shekullin XXI, më duket një institucion jo funksional dhe hipokrit. Jam për gjërat që funksionojnë dhe nuk bëjnë sikur.
E para që ndikoi në tërmetin e familjes, ishte gruaja. Ishte barazia gjinore. E dyta ishte arsimimi i femrave. E treta rritja e përqindjes në fuqinë punëtore. Këto çuan në independencën financiare dhe profesionale. Ça pret në një familje ku gruaja del që në mëngjes dhe vjen në darkë. Ajo merr të njëjtën rrogë, ndoshta edhe më shumë se burri, vjen në shtëpi e lodhur, ka fuqi ajo të merret edhe me shtëpinë, edhe me edukimin e fëmijëve! Të jetosh me një njeri derisa vdekja të na ndajë për mua është e pamundur. Rate i divorceve në Shqipëri akoma është i ulët dhe nuk reflekton dëshirat reale të grave për t’u ndarë, sepse mungojnë disa mekanizma që janë jashtë. Në momentin që një grua ka vendosur të ndahet shteti u jep benefite, e para streh, benefite sociale, për fëmijët, etj etj.
Jam në një status, single and happy. Lumturia s’është gjendje permanente, por në këtë stad të jetës, mendoj që dhe kam prioritet dy gjëra, të jem e shëndetshme dhe të jem e lumtur. Shumë gjëra që kam pasur kur kam qenë shumë e re, karrierat, apo paret në mënyrë tahmaqare s’janë fare në fokusin tim”.



