Pagëzimi i transgjinorëve/ Dom Mark Pashkja: Duhet të pendohen dhe heqin dorë nga jeta e mëparshme. S’ka ndryshime radikale nga Kisha Katolike (VIDEO)

Pagëzimi i transgjinorëve/ Dom Mark Pashkja: Duhet të pendohen dhe heqin dorë nga jeta e mëparshme. S’ka ndryshime radikale nga Kisha Katolike (VIDEO)

Zëdhënesi i Kishës Katolike, Dom Mark Pashkja, foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi faktin që Vatikani njoftoi se edhe transgjinorët mund të pagëzohen në kishë. Ai thekson se nuk kemi të bëjmë me asnjë ndryshim radikal, duke shtuar se personat që duan të përqafojnë ungjillin dhe të futen në kishë duhet të heqin dorë nga jeta e mëparshme dhe të bëjnë pendesën e nevojshme. Pashkja vë në dukje se Kisha dënon aktin dhe jo personin. Ai thotë se për Kishën Katolike familja mbetet ajo tradicionalja, burrë-grua. 

Nuk bëhet fjalë për asnjë ndryshim doktrinar që ka karakterizuar Kishën Katolike gjatë viteve të fundit. Kisha Katolike në vendin tonë ndjek të njëjtën linjë me Kishën Katolike Universale që s’ka bërë asnjë ndryshim doktrinor dhe radikal që fatkeqësisht, gabimisht transmetohet. Bëhet fjalë për një vazhdimësi të logjikës që ka ndjekur Kisha Katolike gjatë traditës. Ka një dallim mes aktit dhe personit. Kur flitet për persona transgjinor dhe lejimit të tyre për t’u pagëzuar, duhet të kuptojmë qartë konceptin e pagëzimit në Kishën Katolike. Pagëzohen të gjithë ata njerëz që duan të ndryshojnë jetën e vet, që nga takimi me ungjillin dhe Krishtin dëshirojnë të jenë pjesë e Kishës Katolike duke respektuar të gjitha normat dhe aspektet morale, doktrinore dhe fetare. 

Nuk bëhet fjalë për asnjë ndryshim radikal. Kur kemi të bëjnë me persona që lejohen të pagëzohen. Kemi të bëjmë me persona që pas takimit me ungjillin kanë dëshirë të futen në Kishën Katolike, duke hequr dorë nga jeta e mëparshme, duke bërë pendesën e nevojshme. E njëjta logjikë është me homoseksualët dhe të gjithë linjat që futen në komunitetin e ashtuquajtur LGBT. Nëse dëshirojnë të futen në Kishën Katolike, do të thotë të pranojë pagëzimin. Futja në kishë nuk vendoset me kushte. Njeriu në lirinë e vet dëshiron ta përqafojë ungjillin dhe kishën katolike. Kushti i domosdoshëm kur njeriu do të bëhet pjesë e Kishës Katolike është pranimi i Krishtit dhe i atyre normave doktrinorë e morale që predikon Kisha Katolike. Cështja e identitetit është e pandryshueshme. Ne pranojmë njerëzit ashtu sic janë krijuar nga Zoti. Kemi të bëjmë me vazhdimësi të traditës. Ne dënojmë aktin, jo personin. Kisha sic thotë Papa Francesku është si një spital, që asnjë personi s’i mbyllet dera. Për Kishën Katolike familja mbetet ajo tradicionalja burrë dhe grua, dhe s’kemi asnjë deformim, që ndërron nga linja tradicionale”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy